Misioni i OSBE-së ka reaguar lidhur me situatën financiare të Radio Televizionit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e medias së shërbimit publik për një shoqëri demokratike dhe të informuar.

Në reagim thuhet se sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së RTK-së është jetik për funksionimin demokratik të vendit, raporton lajmi.net

OSBE-ja ka mirëpritur përpjekjet e Presidente Vjosa Osmani dhe Kryetarit të Kuvendit, Lumir Basha, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për financimin e ardhshëm të RTK-së.