Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me sulmet, montazhet denigruese dhe kërcënimet që, sipas tij, po përballet gazetari Lirim Mehmetaj.
Në një reagim publik, Rama ka theksuar se sulmet ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë rrezikojnë vlerat demokratike dhe lirinë e shprehjes.
“Sulmet ndaj gazetarëve janë alarm për demokracinë!”, ka shkruar Rama.
Ai ka paralajmëruar se trajtimi i gazetarëve si armiq dhe shënjestrimi i kundërshtarëve politikë mund të dëmtojnë themelet e demokracisë, duke theksuar se pasojat e një procesi të tillë do t’i bartë e gjithë shoqëria.




