Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar me të gjitha votat për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, për fushat që janë në kompetencë të këtij komisioni.
Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngritur dilema rreth përfshirjes së projektligjit në fushëveprimin e komisionit, duke thënë se nuk sheh ndërlidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësitë e tij.
“Këtu po shoh që ne duhet me miratu diçka që është fushëveprim i komisionit tjetër. Nuk po shoh diçka që lidhet me komisionin tonë. Por mua më është me rëndësi me sqaruar, nëse është veç procedurë nuk kemi nevojë me diskutu”, tha ajo.
Kryetari i komisionit, Nezir Kraki, ka sqaruar se përfshirja e kësaj pike në agjendë ishte procedurale.
