Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega në Deçan, ka njoftuar se sot në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, për nder të përvjetorin e 27-të të rënies në Altarin e Lirisë, për t’i bërë roje përgjithmonë Atdheut, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, kanë kujtuar Dëshmorët e Kombit, Rexhë dhe Arton Qorraj nga Carrabregu i Ulët.
”Sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë dhe kujtesë e përhershme e çmimit të lirisë.
Nderim e Lavdi përgjithmonë! ”, thuhet në njoftimin e tyre.