Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar deklarimet e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë seancës ku u diskutua rasti i Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.
Deliu-Kodra tha se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se deklaratat kundër dhunës nuk mjaftojnë përballë rasteve të përsëritura të vrasjes së grave.
“Nuk e mendojmë që mund të qëndrojmë të heshtur, karshi deklarimit të ministres, sepse përtej deklaratave te një zonje që është në krye të një strategjie që do të duhej ta luftonte edhe femicitin edhe dhunën, edhe rastet të cilat i përsëritim e i numërojmë këtu, secili, unë dhe ju bashkë, mendoj që duhet të jemi pak më të përgjegjshëm”.

