Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 19:01
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në Kuvend, duke e nisur fjalën me një reagim për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Musliu ka thënë se kishte shpresuar që fjalën e tij të parë në Kuvend ta niste me ndonjë lajm të mirë për Kosovën, e jo me një tragjedi të tillë.

Gjatë fjalimit, ai ka kritikuar mentalitetin që gratë vazhdojnë të trajtohen si pronë nga bashkëshortët, në vend që të shihen si partnere dhe shoqe jete

“Ajo nuk është pronë, është dashuria, bashkëshortja, nëna e fëmijëve tanë. Disa burra, bashkëshorten ende e shohin si pronë, jo si shoqe të jetës”, ka deklaruar Musliu në Parlament.

Ai ka thënë se nëse gratë nuk ndihen të lira në familje, në rrugë dhe në vendin e punës, atëherë shoqëria nuk e ka kuptuar përgjegjësinë që ka në raport me to.

“Me ndryshu mentalitetin, duhet ta dimë se ky mentalitet fillon me ndryshu në familje, në shkolla, në kisha, xhamia, në punë, kudo”, ka thënë ai.

Musliu ka përmendur edhe një mësim nga jeta e profetit Muhamed, duke kujtuar rëndësinë e bashkëshortes si shoqja më e afërt e jetës dhe mbështetja e njeriut.

“Pejgamberi herën e parë kur ka qajtë, dhe e ka quajtur viti i dëshpërimit ka qenë viti kur i ka vdekur bashkëshortja, ai ka thënë: ka qenë shoku më i ngushtë i jetës”, theksoi deputeti i VV-së.

musliuthënërasti

Të ngjashme

“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit tragjik

“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit tragjik

20:00
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës

Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës

15:17
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd

Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd

11:54
Musliu nderon heroin e UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani: Heronjtë tanë mbeten të gjallë në kujtesën dhe zemrat tona

Musliu nderon heroin e UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani: Heronjtë tanë mbeten të gjallë në kujtesën dhe zemrat tona

18:07

Më shumë nga Lajme

  • 20:00Kosovë–Zvicër, drejt një forumi ekonomik për rritjen e investimeve
  • 19:35Çfarë turpi, çfarë krimi!” – Vehbi Kajtazi publikon pamjet për Gërvallën dhe Kurtin duke u zgerdhirë në Kuvend
  • 19:25Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s'do të duhej t'i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
  • 19:25Haziri: Kemi lindur nga nënat, hala s'lejon ligji nga burrat - Haxhiu reagon ashpër
  • 19:20Përplasje në Kuvend: Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës, Haxhiu ia kujton vitin 2019