Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ku u diskutua për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Tahiri ka thënë se Gërvalla duhet të marrë përgjegjësi morale për rastin, duke kërkuar që Qeveria të reflektojë dhe të ndërmarrë veprime konkrete.
“Znj. Gërvalla, sot minimumi i minimumit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale, si reflektim i përgjegjësisë, i ndjeshmërisë së kësaj Qeverie. Znj. Gërvalla, sot do të duhej të jepte dorëheqje”, ka deklaruar Tahiri.




