Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngjarja në Vitomiricë, Gërvalla: Vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 17:35
Ngjarja në Vitomiricë, Gërvalla: Vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda

Zekajt në Pejë, duke kërkuar veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe hetim të plotë të rrethanave që i paraprinë rastit.

Gërvalla, e cila është edhe koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, ka thënë se kjo ngjarje e ka tronditur gjithë Kosovën dhe ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e jetës

“Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën dhe disi ta vërteton shprehjen që veç një burrë i lig e ngre dorën dhe vret ose rrah një grua”, ka deklaruar Gërvalla nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo humbje tragjike, duke theksuar se shprehjet e ngushëllimit nuk janë të mjaftueshme pa veprime konkrete.

“Ngushëllimet, sado të sinqerta, nuk mjaftojnë. Përgjegjësia jonë është të veprojmë, aq më tepër që vrasësi ende është në arrati”, ka thënë ministrja.

Gërvalla ka ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e masave për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave, duke theksuar se rastet kur një grua humb jetën pasi ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje kërkojnë shqyrtim të plotë të rrethanave paraprake.

Sipas saj, kjo nuk nënkupton paragjykimin e përgjegjësisë së askujt, por kërkon fakte, hetim dhe veprime konkrete.

“Krimi brutal i mbrëmshëm, vrasja e një tjetër gruaje na rikthen doemos te pyetja më thelbësore: a po bëjmë gjithçka që dhuna të parandalohet dhe jeta të mbrohet? Kur një grua humb jetën pasi ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, ne kemi detyrimin të shqyrtojmë jo vetëm krimin që u krye, por edhe të gjitha rrethanat që i paraprin atij”.

gërvallandajburrë

Të ngjashme

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt

14:20
Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

12:33
Gol, goooool! Barcelona barazon ndaj Real Madridit

Gol, goooool! Barcelona barazon ndaj Real Madridit

22:38
Trepça fiton bindshëm ndaj Yllit

Trepça fiton bindshëm ndaj Yllit

21:38

Më shumë nga Lajme

  • 18:37​Bytyqi kërkon dorëheqjen e Gërvallës: Nuk e meriton të jesh në atë karrige
  • 18:30A bashkëpunojnë shqiptarët me Listën Studentore që mposhti Vuçiqin? – Mehmeti flet pas zgjedhjeve në Serbi
  • 18:28Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
  • 18:17Seanca e jashtëzakonshme, Pal Lekaj shpërthen ndaj pushtetit dhe opozitës: “Dështakë!”
  • 18:16Rasti i Arlinda Zekës, Gashi: Institucionet kanë përgjegjësi