Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet për mungesë të llogaridhënies, derisa asnjë zyrtar i pushtetit nuk ka ofruar dorëheqje pas tragjedisë.
Gjini e ka quajtur Kurtin “mashtrues të tmerrshëm”, duke e kritikuar për ligjëratën mbi mënyrën se si duhet të funksionojë shteti dhe përgjegjësitë institucionale, gjashtë vjet pas ardhjes së tij në pushtet.
“6 vjet pasi ka ardhur në pushtet, Kurti mbajti ligjëratë se si duhet të jetë shteti, e cilat duhet të jenë përgjegjësitë. Mashtrues i tmerrshëm”, ka shkruar Gjini.
Ai ka theksuar se, gati 24 orë pas tragjedisë që tronditi vendin, askush nga pushteti nuk ka dhënë llogari dhe nuk është ofruar asnjë dorëheqje, qoftë edhe për arsye të moralit institucional.




