Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional

GD
Gazeta Demos14 gusht 2026 në 14:00
Oda Amerikane bën thirrje për përgjegjësi politike dhe për t’i dhënë fund bllokimit institucional

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka shprehur, siç thotë, shqetësimin e saj të thellë lidhur me bllokimin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe skenat e papranueshme brenda Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë konfrontimet verbale dhe fizike ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, si dhe incidentet ndërmjet qytetarëve vizitorë në sallën e Kuvendit.

“Kuvendi duhet të mbetet një vend i debatit demokratik, dinjitetit institucional dhe respektit për qytetarët. Mospajtimet politike, sado të thella, nuk mund të arsyetojnë sjelljen që minon besimin e publikut në institucionet demokratike të Kosovës”, thuhet nga Oda Amerikane.

Kriza e tejzgjatur politike, sipas tyre, tashmë po bart kosto të konsiderueshme ekonomike dhe sociale.

“Pasiguria institucionale dobëson besimin e investitorëve, vonon vendimet për investime të brendshme dhe të jashtme, ngadalëson reformat dhe projektet infrastrukturore, kufizon qasjen në financa ndërkombëtare dhe rrjedhimisht ndikon në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Kosova nuk mund të përballojë humbjen e mundësive të mëtejme për shkak të paralizës politike”.

“Po aq shqetësuese është funksionimi i zgjatur i një qeverie në detyrë në mungesë të një Kuvendi të konstituuar. Pa një Kuvend funksional, Kosova është praktikisht e privuar nga një nga mekanizmat themelorë të qeverisjes demokratike: mbikëqyrjen efektive parlamentare ndaj ekzekutivit. Mungesa e kontrollit parlamentar, llogaridhënies dhe kontrollit institucional për një periudhë të zgjatur rrit rreziqet e keqpërdorimit të resurseve publike, dobëson transparencën dhe krijimin e kushteve për korrupsion potencial e forma të tjera të abuzimit institucional. Kjo përbën një shqetësim serioz jo vetëm për qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit, por edhe për mjedisin e biznesit dhe investimeve në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Oda Amerikane thotë po ashtu se i merr seriozisht thirrjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara drejtuar udhëheqësve politikë të Kosovës për krijimin e institucioneve funksionale në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe vërejtjet se bllokimi i vazhdueshëm po i humbet Kosovës mundësi të mëdha.

“Derisa të gjitha partitë parlamentare mbajnë përgjegjësi për të kontribuar në mënyrë konstruktive në një zgjidhje, përgjegjësia nuk është e barabartë. Forca politike, të cilës i është besuar numri më I madh I mandative nga votuesit mban përgjegjësinë kryesore për krijimin e kushteve të nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve funksionale. Fitorja zgjedhore sjell jo vetëm të drejtën për të udhëhequr, por edhe përgjegjësinë për të mundësuar funksionimin e institucioneve.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bën thirrje të gjithë hisedarëve politikë që të ulin menjëherë tensionet, të rivendosin dialogun dhe të vendosin stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe interesat euroatlantike të Kosovës përmbi kalkulimet e ngushta politike”, thuhet në komunikatën për media.

politikeinstitucionalamerikane

Të ngjashme

Sadriu-Lushaku me kritika për VV-në: Negociatat nuk janë shou mediatik

Sadriu-Lushaku me kritika për VV-në: Negociatat nuk janë shou mediatik

22:49
Haxhiu i reagon Musliut: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, mos e përfshini në këto përplasje

Haxhiu i reagon Musliut: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, mos e përfshini në këto përplasje

11:43

Më shumë nga Lajme

  • 15:53“Po dorëzohem…”, Vezir Haziraj njofton dorëzimin para Policisë së Kosovës!
  • 15:46Vezir Haziraj: Po dorëzohem hatri i publikut
  • 15:41Pritjet kufitare arrijnë deri në 60 minuta – Muçibaba prin, pas saj Dheu i Bardhë
  • 15:31Thellohet bilanci i tërmetit 7.7 ballë në Indonezi, shkon në 38 numri i viktimave
  • 15:21Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?