Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me një valë tjetër intensive të të nxehtit, e cila mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore.
Sipas OBSH-së, temperaturat në disa zona të Evropës pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, veçanërisht në Portugali dhe Spanjën jugore.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ka bërë thirrje që shtetet të përgatiten më mirë për përballimin e temperaturave ekstreme, duke theksuar nevojën për plane konkrete për mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara.
