Deri më tani në Qendrat Komunale të numërimit nga 73 kuti të fletëvotimeve për asamble, për Drenasin janë numëruar 15 prej tyre.
Nga 20.55 përqind të numërimit, nga partia “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, më së shumti vota ka marrë bartësja e listës Laureta Thaçi, e cila është votuar 1,988 vota.
I dyti renditet Ekrem Elshani me 311 vota, e lista vijon me Anjeza Kurtaj që ka marrë 152 vota.
