Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Numërimi i votave në fazën finale, vetëm 25 kuti të mbetura

GD
Gazeta Demos5 janar 2026 në 08:22
Numërimi i votave në fazën finale, vetëm 25 kuti të mbetura

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përparuar ndjeshëm procesi i numërimit të votave me postë. Deri më tani janë numëruar 67 nga gjithsej 92 kuti, që përfaqëson 72.83 për qind të totalit të votave me postë.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në këtë fazë të numërimit kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 72.56 për qind të votave. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.62 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 8.19 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 4.73 për qind të votave të numëruara deri tani.

KQZ ka bërë të ditur se procesi ka nisur të shtunën, më 3 janar, në orën 16:00, dhe se ritmi i numërimit është rritur dukshëm. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, numri i kutive të përfunduara ka kaluar nga 41 në 67, ndërsa kanë mbetur edhe 25 kuti pa u numëruar.

Fletëvotimet e përfshira në këtë fazë të numërimit u përkasin komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan dhe Rahovec.

Ndërkohë, KQZ po përditëson vazhdimisht të dhënat në platformën e saj elektronike, ku publiku mund të ndjekë në kohë reale ecurinë e rezultateve.

Procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon, ndërsa të gjitha rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar nga KQZ.

Më shumë nga Lajme

  • 22:14Prifti që realizoi mozaikun e Nënë Terezës reagon pas pengimit të vendosjes: Vështirësi të mëdha politike
  • 22:05Ndalimi i mozaikut të Nënës Terezë, reagon nënkryetari i Prishtinës: U pengua me “urdhra në formë britmash”
  • 21:49Gani Koci gati ta mposhtë kanceri në mëlçi: Sëmundja është në fazën përfundimtare të largimit, ju jam borxhli përjetë
  • 21:40Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë: U bë me urdhër të Prokurorisë
  • 21:26Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim