Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje për të biseduar rreth formimit të qeverisë së re.
Ndërkohë që kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë afat për formimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, thotë për KosovaPress se partia e saj “ka një përgjegjshmëri politike dhe s’ka asnjë arsye mos me qenë në tavolinë të diskutimit me LVV-në”.
