Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nisin hetimet për zbulimin e origjinës së email-it për kërcënim me bombë

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 21:28
Nisin hetimet për zbulimin e origjinës së email-it për kërcënim me bombë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbuluar origjinën e emailit të dërguar për kinse shpërthim të mundshëm sot në një shkollë të Fushë Kosovës.

Alarmi për mjet eksploziv në shkollën “Daut Bogujevci” u dha rreth orës 14:12, pas së cilës u evakuuan të gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës.

Fatlum Berisha, drejtor i Arsimit në Fushë-Kosovë, ka thënë se pas kontrollit në ambientet e shkollës është konfirmuar se alarmi ka qenë i rremë.

“Rreth orës 14:12 me menaxhmentin e shkollës në email-in e shkollës “Daut Bogujevci”, faktikisht kishte thirrje kërcënim për një mjet shpërthyes, por menaxhmenti i shkollës në momentin që ka marrë këtë email, ka evakuuar numrin e nxënësve jashtë, në mënyrë shumë të shpejtë, gjithashtu ka njoftuar edhe stacionin policor dhe stacioni policor ka reaguar në kohë shumë të shkurtë dhe këto momente që po flasim policia po largohen nga vendi i ngjarjes dhe në përfundim mund të themi se ka qenë alarm i rrejshëm”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që ka ndodhur një alarm për bombë në këtë shkollë.

Betim Ahmeti, sekretari i shkollës “Daut Bogujevci”, ka thënë se me rekomandim të policisë, është bërë evakuimi i nxënësve.

“Rreth orës 2:25 minuta na ka ardhur një lajm në e-mail zyrtar të shkollës që rrezikohemi me një eksploziv brenda shkollës. Ne e kemi lajmëruar Policinë e Kosovës, janë lajmëruar Drejtoria e Arsimit dhe me rekomandimin e Policisë së Kosovës na thanë se shumë shpejt duhet të evakuojmë nxënësit në koordinim me mësimdhënës në oborrin e komunës dhe aty kanë ardhur t’i marrin prindërit. Jemi siguruar që brenda hapësirës së shkollës nuk ka asnjë nxënës dhe në fund sekretari me polici ka dalë ta lirojnë shkollën dhe u ka dhënë e drejta njësisë, e cila është për pjesën ekskluzive deri në këto momente, kemi pritur bashkërisht me ta, në fund erdhën me një vendim që është lajm i rrejshëm…Mbetet në polici dhe janë duke gjurmuar policia kibernetike është në atë drejtim”, tha Betim Ahmeti.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Analisti i njohur nga Tirana: Haradinajn e sulmojnë për Radojçiçin ata që luftën e shihnin në televizor
  • 20:52Reagon Qeveria Kurti pas deklarates së Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 20:05Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i një objekti në Prizren
  • 19:57Kurti së paku dy herë e takoi Zelenskyn, një herë i çoi letër, kishte pritje edhe për njohje e raporte diplomatike