Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë, Lulzim Goqi, ka njoftuar për punimet që janë duke u kryer në këtë institucion.
Teksa doli vetë në terren për t'i parë punimet, ai tha se puna po kryhet me përkushtim, për t'i ofruar qytetarëve trajtimin adekuat.
I njëjti gjithashtu ndau pamje nga renovimet që po bëhen.


