Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Haxhiu: Pres që të gjithë zyrtarët e ftuar të dëshmojnë, rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 12:20
Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Haxhiu: Pres që të gjithë zyrtarët e ftuar të dëshmojnë, rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka thënë se në këtë mbledhje kanë rënë dakord që seanca plenare e Kuvendit të mbahet të enjten në ora 12:00.

“Përveç pikave të rendit të ditës që ndërlidhen me deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetët ngrisin çështje në interes të qytetarëve, pyetjet parlamentare por edhe ligje shumë të rëndësishme do të trajtohen në lexim të parë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka folur edhe për Komisionin Hetimor në rastin e Arlinda Zekajt që ka filluar punën sot.

“Siç jeni në dijeni, gjatë kohës sa jemi këtu komisiooni hetimor po mban takimin e parë për të vlerësuar, trajtuar, hetuar të gjitha procedurat në rastin e vrasjes tragjike të Arliinda Zekajt. Si kryetare e Kuvendit do të jem në dispozicion të plotë për të trajtuar të gjitha kërkesat që komisioni hetimor ka. Unë pres që të gjithë zyrtarët që do të jenë në listën e dëshmitarëve të këtij komisioni, t’i përgjigjen”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se Prokuroria do të duhej të merrej me hetime në këtë rast, përkatësisht Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për të hetuar veprimet, mosveprimet apo veprimet e gabuara në rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

“Komisioni hetimor është vetëm një mekanizëm shtesë që do ta hetoj këtë rast dhe do të përpiloj një dokument që do ta dërgoj në Prokurorinë përgjegjëse. Uroj që ajo të jetë Prokuroria Speciale sepse këtu përfshihen zyrtarë të lartë, prandaj bie në fushëveprimtarinë e kësaj Prokurorie”, ka thënë Haxhiu.

hetimorkomisionizekajt

Të ngjashme

Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?

Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?

08:05
Osmani reagon për rastin e Arlinda Zekajt: “Për ju është rutinë, për mua është jetë” – citon letrën prekëse të saj

Osmani reagon për rastin e Arlinda Zekajt: “Për ju është rutinë, për mua është jetë” – citon letrën prekëse të saj

15:09
Gërvalla reagon sërish: Kryeprokurorja ishte njoftuar për kërcënimin me vrasje ndaj Arlinda Zekajt dy ditë para vrasjes

Gërvalla reagon sërish: Kryeprokurorja ishte njoftuar për kërcënimin me vrasje ndaj Arlinda Zekajt dy ditë para vrasjes

13:45
Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

19:35

Më shumë nga Lajme

  • 12:58Kandidati për deputet nga Lista Studentore: S’duam asnjë kontakt dhe bashkëpunim me Listën Serbe në Kosovë
  • 12:42Tri ditë në Emergjencën e QKUK-së, mbi 900 pacientë marrin ndihmë mjekësore
  • 12:22Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 12:17Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim
  • 11:45Krasniqi merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor: Një mundësi e mirë për dialog