Elbert Krasniqi ka njoftuar se po merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor, shkruan GazetaDemos.
Krasniqi njoftoi edhe për të ftuarit tjerë që po marrin pjesë në këtë konferencë.
"Një mundësi e mirë për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona" - tha Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sot kam kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor, me fokus në forcimin e kohezionit social dhe mbrojtjen e pakicave.
Në këtë konferencë po marrim pjesë së bashku me z. Dirk Schrödter, Shef i Kancelarisë Shtetërore dhe Ministër për Digjitalizim i Schleswig-Holstein-it; z. Bekim Sali, Ministër për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut; z. Agon Ferati, Ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve i Republikës së Maqedonisë së Veriut; z. Nenad Rašić, Ministër për Komunitete dhe Kthim i Republikës së Kosovës, si dhe z. Mizbah Mustafa, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Hamburg.
Gjatë ditës së sotme do të jem gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temën “Strukturat gjithëpërfshirëse të qeverisjes”, ku do të ndajmë përvojat dhe perspektivat tona mbi rëndësinë e përfaqësimit, gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të institucioneve që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë.
Një mundësi e mirë për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.