Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nis aplikimi i vaksinës BCG për parandalimin e tuberkulozit te të posalindurit në Spitalin e Mitrovicës

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 10:26
Nis aplikimi i vaksinës BCG për parandalimin e tuberkulozit te të posalindurit në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë ka njoftuar se vaksinimi me BSZH (BCG) tashmë ka filluar të aplikohet te të posalindurit.

​Vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve.

​Kjo vaksinë përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së shumti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit.

​Procesi po realizohet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave që në ditët e para të jetës.

​Sipas mjekëve pediatër/neonatologë, vaksina është e sigurt, e testuar dhe rekomandohet nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare si masë efektive parandaluese.

​Kjo vaksinë është veçanërisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, pasi i mbron nga format e rënda të tuberkulozit, si meningjiti tuberkular dhe tuberkulozi i përhapur.

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Nga komentet homofobike te konferenca në Doha ku mori pjesë kreu i Hamasit: Çka çoi në largimin e imamit me ndikim në Zvicër?
  • 21:39Vdes ish-futbollisti i njohur
  • 21:19Kërcënohet kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, arrestohet i dyshuari
  • 21:03Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani
  • 20:43Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme