Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Nga përsëritja e skenarit te vezët: Si ndodhi kaosi në Kuvend?

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 16:13
Nga përsëritja e skenarit te vezët: Si ndodhi kaosi në Kuvend?

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti refuzoi të propozoi emrin për kryeparlamentar duke kërkuar kohë për marrëveshje politike.

Ndërprerja e seancës konstituive zgjoi reagime të shumta në legjislativ e cila kulmoi me hudhjen e vezëve nga ana e deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pas largimit të deputetëve nga salla në hollin e Kuvendit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se çdo konstituim i Kuvendit të Kosovës pa marrëveshje politike pashmangshëm do ta çonte vendin në zgjedhje të reja parlamentare.

“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje politike që do garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për presidentin e Republikës pashmangshëm do na çonte te zgjedhjet e reja të përsëritura të paarsyeshme, të panevojshme dhe të dëmshme. Insistimi ynë i drejtë dhe i dobishëm është që të ulemi të bisedojmë të merremi vesh dhe vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje si kryetar i LVV-së me liderët e partive të tjera parlamentare, të konstituojmë Kuvendin të formojmë Qeverinë dhe të zgjedhim presidentin apo presidenten e re. Nuk ka kuptim të mos bëjmë marrëveshje, në këto orët e fundit unë kam pasur takim dhe kam shkruar letra që ftojnë për takim, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderë të partive politike dhe nuk besoj që përpjekjet t’i shpallim të dështuara, sepse kështu e kërkon kushtetutshmëria dhe kësisoj pret populli i Kosovës prej nesh”, tha ai.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kosova nga sot nuk mund të konsiderohet më demokraci dhe se në vend është cenuar rendi kushtetues.

“Kosova prej sot nuk është më demokraci. Në këtë vend nuk ka më Kushtetutë, as rend kushtetues, zotëri Kurti i ka shfuqizuar, i ka suspenduar të gjitha institucionet demokratike të këtij vendi”, ka deklaruar Hoxhaj.

Edhe deputeti tjetër nga kjo parti, Mërgim Lushtaku tha se LVV po tallet me besimin e marrë nga populli teksa kujtoi një fjalë të urtë popullore “njeriu mbjell atë që korr”.

“Njeriu çka mbjell edhe korr. Në gjendje normale ne sot do ish dashtë të kemi konstituimin e Kuvendit të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët, të formoheshin komisionet dhe të pritej zgjedhja e presidentit, por nuk e kemi një gjendje normale sepse ata që e kanë marrë besimin e qytetarëve tallen me atë besim dhe për kalkulimet e tyre të pushtetit bëjnë manovrime me qëllimet e tyre të përfitimit”, tha ai.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, komentoi incidentin e fundit në Kuvend, ku deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, hodhi vezë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk kam asnjë problem me një aksion të një deputeteje, siç ishte rasti i zonjës Time Kadriaj, por do të shtoja se LVV-ja që nga themelimi i saj, qoftë jashtë Kuvendit, qoftë brenda Kuvendit, ka ndërmarrë veprime apo aksione kushtetuese për shkak të kauzave që i ka pasur në vazhdimësi”, ka deklaruar Haxhiu”.

Ndërkohë, deputetja nga radhët e LDK-së, Jehoha Lushaku Sadriu i bëri thirrje partisë më të madhe në parlament që të marrë përgjegjësi dhe të tregojë seriozitet në konstituim të institucioneve të vendit.

“Sot është një ndjenjë e keqe, po flasim për përgjegjësi, për seriozitet të subjekteve politike për këtë shtet dhe institucionet tona, prandaj i bëj thirrje edhe njëherë që të bëhet serioz dhe të na prezanton emrin dhe Kuvendi të konstituohet”, tha ajo.

Kujtojmë që deri tani nuk është paralajmëruar nëse vazhdimi i seancës konstituive do mbahet sot apo në ditët në vijim.

marrëveshjepolitikekuvendit

Të ngjashme

PSG arrin marrëveshje personale me yllin e Barcelonës

PSG arrin marrëveshje personale me yllin e Barcelonës

16:15
Tahiri: LVV dhe Kurti po zgjedhin krizën politike

Tahiri: LVV dhe Kurti po zgjedhin krizën politike

12:38
Berisha: Kam ardhur në seancë ta votojë kryesinë e Kuvendit

Berisha: Kam ardhur në seancë ta votojë kryesinë e Kuvendit

11:21
Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje

Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje

11:20

Më shumë nga Lajme

  • 17:14MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion
  • 17:13Pritje deri në një orë në disa pika kufitare, më e ngarkuara Muçibaba
  • 17:03Zhvillimet në Kuvend, çka shkruan mediat e huaja?
  • 16:54Rrezarta Krasniqi për vezët në Kuvend: VV-ja hidhte vezë për pushtet, sot hidhen për ta ruajtur shtetin
  • 16:40“Vonesa” në aksidentin fatal në Prishtinë e revolton futbollistin: Ambulanca erdhi pas 15-20 minutash