Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që nesër t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Hamza ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se marshimi do të jetë një dëshmi se, sipas tij, Kosova nuk harron dhe nuk hesht.
“Nesër marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Nesër marshojmë për të vërtetën, për lirinë, për UÇK-në dhe për Kosovën!”, ka theksuar ai.
Pos tjerash, ai shtoi se nesër, Kosova duhet të bashkohet si një trung i vetëm.




