Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur të premten në një takim pune të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipatin.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për punën e Prokurorisë Speciale dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Prokuroria Speciale e ka falënderuar znj. Prattipati dhe Ambasadën Amerikane për mbështetjen e dhënë në hetimet e suksesshme kundër organizatave kriminale që merren me krimin transnacional, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese amerikane në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Po ashtu, PSRK-ja i shprehu mirënjohje Ambasadës së SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në ruajtjen e plotë të pavarësisë së Prokurorisë Speciale dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.