Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se qeveria qendrore në vazhdimësi e ka bllokuar. Ai tha se kjo erdhi pasi në vitin 2024 e realizuan 80% të buxhetit. “Falënderoj qytetarët që e kanë kuptu këto bllokada të qëllimshme, jo vetëm buxhetore, na kanë blloku edhe në projekte, kanë provu me i ndalë, kanë blloku edhe buxhetin. Kemi pasur mirëkuptim prej kompanive që kanë shty me forcat e veta, sepse ne iu kemi borxh. Në vitin 2024 kemi pasur realizim historik më të madh të buxhetit të kryeqytetit, mbi 80% e kemi realizu, ka qenë edhe me përqindje edhe historikisht më i madhi, për atë na kanë blloku”, tha Rama në RTV21. Ai përmendi të gjitha projektet që janë bllokuar nga MKRS dhe Hajrulla Çeku. “Një ministër që për katër vite ka qenë bllokuesi i projekteve në Prishtinë, nëpërmjet institucioneve vartëse të MKRS kanë blloku projektin tonë nënkalimin Agim Ramadani, sheshin Xhorxh Bush, platformën që e ndërlidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë. Janë të bllokuara të gjitha. Kanë pasur me pru këtë bllokues që sot shitet ia do të mirën Prishtinës”, tha ai.