Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nëna e Erona Coklit pasi Gjykata e dënoi me 24 vjet burg Valon Aliun: Ka një Zot, dhe ai duhet ta marrë vendimin që e meriton

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 14:00
Nëna e Erona Coklit pasi Gjykata e dënoi me 24 vjet burg Valon Aliun: Ka një Zot, dhe ai duhet ta marrë vendimin që e meriton

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të akuzuarin Valon Aliu për veprën penale të vrasjes së Erona Coklit dhe plagosjes së rëndë të Drilon Coklit, vëllaut të tashmë së ndjerës Erona Coklit. Vendimi është mirëpritur nga familja e të dëmtuarës, megjithëse ata vlerësojnë se lartësia e dënimit nuk përputhet me pritjet dhe peshën e veprës penale.

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Erona Coklit, Jeton Berisha ka deklaruar se, pavarësisht pakënaqësisë për dënimin, shpallja fajtor e të pandehurit përbën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë.

“Si përfaqësues i familjes së të dëmtuarës Erona Cokli, në emër të familjes e mirëpresim vendimin e gjykatës, me të cilin sot i pandehuri Valon Aliu është shpallur përgjegjës dhe është dënuar për veprën penale të vrasjes së Erona Coklit dhe të plagosjes së rëndë të Drilon Coklit. Pavarësisht se lartësia e dënimit nuk është ajo që e kemi pritur dhe që e ka merituar të shpallet, megjithatë ky është një hap i rëndësishëm për drejtësinë dhe është me rëndësi që i njëjti sot është shpallur fajtor. Ndërsa për veprimet e mëtejshme sa i përket sanksionit penal, pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar dhe të arsyetuar, do ta vlerësojmë mundësinë, duke mos e përjashtuar vazhdimin e procedurës edhe në Gjykatën e Apelit.”

Ndërkohë, nëna e Erona Coklit ka shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin e saj, duke theksuar se asnjë vendim nuk mund ta zëvendësojë humbjen.

“Nuk e di, ndoshta vendimi edhe nuk është i qartë, por dhimbjen që ma ka shkaktuar ky njeri kurrë nuk shuhet. Kjo dhimbje… se e di që ka një Zot dhe ai duhet ta marrë vendimin që e meriton, jo me kaq. Ne çdo ditë kemi dhimbje, djali çdo ditë po rritet, çdo ditë po e kërkon nënën e vet. Aty çdo ditë po shtohet dhimbja, sepse ai ka bërë një padrejtësi shumë të madhe ndaj familjes tonë, por edhe ndaj vajzës sime. Përballja me të s’ka qenë e lehtë asnjëherë; sa herë jemi përballur me të, na është shtuar dhimbja shumëfish.”

Familja ka bërë të ditur se do të presë aktgjykimin e arsyetuar në formë të shkruar, për të vendosur mbi hapat e mëtejmë ligjorë lidhur me sanksionin penal.

Erona Cokli

Më shumë nga Lajme

  • 14:34“Liri për çlirimtarët”, shqiptarët në New York protestojnë për katërshen e UÇK-së
  • 14:28Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë
  • 14:27Vetura godet një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital
  • 14:26Tubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe
  • 14:26Protestë edhe në Itali në kundërshtim të vendimit të Speciales