Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në qershor do të hapet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj që synojnë të ndërtojnë karrierë ushtarake dhe akademike në Kosovë dhe jashtë vendit
Konkursi do të jetë i hapur nga 1 deri më 15 qershor.
Ministria e Mbrojtjes bën rekrutimin e kadetëve të cilët do të studiojnë në këto qendra universitare:
Qendra për Studime Universitare të FSK-së;
-Universiteti Amerikan në Kosovë; 25 kandidatë
Republika e Shqipërisë/Akademia Ushtarake;
– Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes; 3 kandidatë
– Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes; 3 kandidatë
– Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes; 2 kandidatë
