Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani”, qytetarët në hall me çmimet e papërballueshme

GD
Gazeta Demos12 qershor 2026 në 08:17
“Në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani”, qytetarët në hall me çmimet e papërballueshme

Qytetarët në vend po ankohen për rritje të çmimeve.

Ata po thonë se kjo rritje për ta është e papërballueshme.

Qytetarja Fatime Hajdari, ka thënë se çmimet në Kosovë krahasuar me Gjermaninë janë shumë më të shtrenjta.

“Çmimet janë tepër, tepër në ngritje për të ardhurat në Kosovë, janë të larta, normal, çdo ditë e herë janë më të larta, për në Kosovë, rrogat po vazhdojnë ngapak me ngritje, por çmimet prapë së prapë janë shumë në rritje, të papërballueshme, shumë, uji, rryma e këto gjërat ushqimore. Unë kam qenë në vizitë në Gjermani, domethënë këtu janë shumë më të shtrenjta, jam çuditur, veç me mbush një makinë e me i sjellë këtu, se shumë shtrenjtë, u çuditsha, me rroga të këtuhit, këtu janë shumë shtrenjtë”, u shpreh ajo.

Një qytetare tjetër thotë se çmimet janë të papërballueshme

“Janë të papërballueshme, s’di çka të them, shumë vështirë është më i përballu”, tha ajo.

E dikujt tjetër këto çmime nuk po i duken të larta.

“S’po dojnë me punu, pa punë s’ka asgjë, nuk janë shtrenjtë hiç, ende duhet me i shtrenjtu”, theksoi ai.

Ndërsa, tregtari Përparim Ramadani, tha se në tregun e kryeqytetit çmimet janë më të lira sesa në markete.

“Ky është tregu më i liri, por kushtet nuk janë këtu, Përparim Rama ja ka filluar me na e ndërtu tregun, por qeveria po e pengon, me na e rregullu tregun, ky tregu në gjithë Prishtinën më i liri, qershitë nëpër mini markete janë 2.50 euro, 3, këtu janë 1.50 euro, krejt çmimet janë më të volitshme për tregtarët. Infrastruktura nuk është askund hiç, që 30 vite këtu s’kanë shti asgjë, ky Përparim Rama ia nisi me na e ndërtu tregun, por qeveria nuk po e lejon me e ndërtu tregun, kemi mbetë ende. Plus, po dojnë me na shti edhe me hap firma e këso gjërash, a ne mezi po ja dalim kështu. Nuk po kanë para, me pension 150 euro, 200 euro, atij s’po i dalin për barna, se jo me ble qershia, qepë, patate.”, tha ai.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se çmimet e konsumit në muajin maj ishin 6.8 për qind më të larta se një vit më parë, me rritje të theksuar te transporti, energjia dhe shërbimet bazë.

Sipas këtij institucioni, inflacioni më i lartë ishte në transport, strehim, ujë, energji, gaz e lëndë të tjera djegëse.EO

Më shumë nga Lajme

  • 17:07Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit
  • 16:57Policia “zbarkon” në veri, kontrolle për armëmbajtje të paligjshme
  • 16:48Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar
  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës