Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Në fazën finale të procesit në Hagë”, Krasniqi: Do të dalim edhe më shumë në marshin e 17 shkurtit

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 17:07
“Në fazën finale të procesit në Hagë”, Krasniqi: Do të dalim edhe më shumë në marshin e 17 shkurtit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që pritet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se marshimi vjen në një fazë finale të procesit në Hagë, duke thënë se pjesëmarrja pritet të jetë edhe më e madhe se në marshin e kaluar.

“Marshi i kaluar në Prishtinë dëshmoi fuqinë e përbashkimit, kur rreth 100 mijë qytetarë u bashkuan në thirrjen për drejtësi. Të martën, më 17 shkurt, në një moment vendimtar për vendin dhe në fazën finale të procesit në Hagë, do të dalim edhe më shumë”, shkroi ai.

Krasniqi njëherësh ka theksuar se, kjo çështje nuk lidhet me individë apo parti politike, por me dinjitetin kombëtar dhe të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

“Sepse, kjo nuk është çështje e një individi, e një partie apo e një grupi të caktuar, por çështje e dinjitetit kombëtar e shtetëror, e së vërtetës historike dhe e të drejtës së patjetërsueshme për një gjykim të drejtë e të paanshëm. Thirrja jonë mbetet e qartë dhe e pandryshuar: Drejtësi, jo politikë! Liri për çlirimtarët!”, tha Krasniqi

memli krasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK