Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësime serioze mbi punën e diplomacisë së shtetit.
Në një postim, ajo ka thënë se rasti konkret i studentëve shqiptarë në Francë, që përmes presionit detyruan “Le Monde diplomatique” të tërheqin postimin për Hashim Thaçin dhe UÇK-në, ngre pyetje të madhe për diplomacinë.
“Studentët shqiptarë dëshmuan se angazhimi qytetar mund të sjellë rezultate konkrete. Tani institucionet duhet të japin llogari për veprimet që kanë ndërmarrë dhe për ato që kanë munguar” shkroi ajo.
Sipas Musliu-Shoshit, diplomacia matet me veprime, ndikim dhe mbrojtje të interesave shtetërore, gjë që ka munguar në këtë rast konkret.
Ky është postimi i plotë i saj:
Atë që duhet ta bëjë diplomacia e shtetit, po detyrohen ta bëjnë studentët shqiptarë!

