Protestat që prej ditësh kanë përfshirë Shqipërinë nuk po vënë në provë vetëm qeverinë, por edhe marrëdhënien e publikut me personazhet e njohur.
Për vite me radhë, ata kanë kërkuar vëmendjen, mbështetjen dhe duartrokitjet e ndjekësve. Por, kur mijëra qytetarë dolën në rrugë, një pjesë zgjodhi të mos fliste.
Dhe, për disa, as reagimi i vonuar nuk mjaftoi.
Arbana Osmani u përball me një lumë komentesh kritike pasi reagoi për protestat. Alketa Vejsiu, e cila gjithashtu mbajti qëndrim, mbylli hapësirën e komenteve në postimin e saj.




