Një aksident zinxhiror mes pesë automjeteve ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare.
Si pasojë e aksidentit, sipas informatave fillestare, janë lënduar 6 deri në 7 persona, por nuk raportohet për lëndime serioze.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente nga Shtimja. Për ndihmë është kërkuar edhe ekipi emergjent nga Ferizaj.
Për shkak të aksidentit, rruga në segmentin ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar për qarkullim në të dy drejtimet. /In