Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 22:13
Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka folur lidhur me aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konjufca ka iu kundërpërgjigj menjëherë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, duke thënë se ai nuk përmendi 12 mijë shqiptarët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“ Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 mijë shqiptarët e vrarë. Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca tha se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe gjykatat e tjera për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve.

Duke folur për Dhomat e Specializuara, Konjufca ka thënë se ato janë themeluar me insistimin e aleatëve të Kosovës dhe si përgjigje ndaj pretendimeve të Serbisë se pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer vepra të rënda, përfshirë trafikimin e organeve.

“E kemi ditur që nga fillimi që këto kanë qenë fabrikime me qëllim të diskreditimit të forcës sonë mbrojtëse dhe luftës sonë çlirimtare”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Dhomat e Specializuara kanë sqaruar se UÇK-ja nuk është në gjykim dhe se vendimi nuk synon ta zhvlerësojë luftën çlirimtare apo shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Sa i përket dënimeve të shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Konjufca ka thënë se, ato përmbajnë gabime dhe se presin që këto të korrigjohen në procedurën e apelit.

gabimekonjufcandaj

Të ngjashme

Rikthehet PSG, shënon të dytin ndaj Barçës

Rikthehet PSG, shënon të dytin ndaj Barçës

22:34
Gol që do ta mbajë mend, Espart ia bën “sefte” ndaj kampionëve të Evropës

Gol që do ta mbajë mend, Espart ia bën “sefte” ndaj kampionëve të Evropës

22:23
Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë

Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë

21:53
Konjufca:

Konjufca në OKB: Raporti i UNMIK-ut bazohet kryesisht në propagandën serbe

21:19

Më shumë nga Lajme

  • 22:48Britania kërkon zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi
  • 22:45Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm
  • 22:40Dita e 8-të e protestës së dhunshme/ Nga ftesa e Ramës për dialog te refuzimi! Tubimi i qetë përfundon me gurë, molotovë e gaz, përplasje në disa zona të Tiranës, policia përgjigjet me gaz dhe ujë
  • 22:39Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
  • 22:23Mirena: Uran Ismaili kishte sukses në Prishtinë, por hiperkativ vetëm në fushatë, PDK-së i duhet një kryetar 24 orë aktiv