Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi është takuar me banorët e Mushtishtit.

Në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore, ajo mori mbështetje të madhe nga banorët atje. Përpara tyre, Bytyqi premtoi se do t’i mbajë zotimet e dhëna para tyre.

“Mes shumë diskutimesh në Mushtisht, para qytetarëve premtuam se do t’i dalim zot secilën inisiativë që e zhvillon vendin”, tha ajo.