Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj ka vizituar së fundi biznesin familjar “Te Beka”, shkruan GazetaDemos.
Mushkolaj tha se ky biznes është një histori suksesi e ndërtuar me përkushtim dhe punë të palodhur.
“Angazhimi i familjes dhe cilësia e punës janë frymëzim i vërtetë për të gjithë. “Te Beka” dëshmon se me vizion dhe bashkëpunim, ëndrrat bëhen realitet”, u shpreh Mushkolaj.
