Kete here pasuli I hoxhës Osman Musliu po mdoket që nuk shkoi huq.
Garoi me numer 89, e u radhit i 16 per nga numri i votave me mbi 31 mijë sosh, te mjaftueshme per t[u bere deputet në Kuvendin e Kosovës.
Edhe Naim Bardiqi qe i hyri karate, u bo deputet – deklarata e stër folur nuk e penalizoi që të mos futej sërish në Kuvend.
Bardiqi i cili radhitet i 50-ti në listën e Vetëvendosjes, i mori 14 mijë e 107 vota.
Po i njejti fat nuk e përcolli Fatos Gecin, duket se qytetarët ia morën inati pas deklaratës së tij për Hashim Thaçin.
Ky i fundit i mori veç 11 mijë e 598 vota, apo rreth 17 mije vota me pak se ne zgjedhjet e kaluara.
Adelina Tërshani, që ishte goxha e zëshme këto zgjedhje nuk i mori votat për deputete.
Ajo pati gjithsej 12 mijë e 568 vota.
Garë e ashpër po zhvillohet mes Agim Bahtirit e Dimal Bashës sa i përket votave.
Bahtiri deri me tani eshte i 37-ti me 18 mijë e 93 vota, ndërsa Dimal Basha i 38-ti me 17 mijë e 556 vota. Kush na ka çuditë ksaj here që nuk i ka mbrri votat për deputete është ish-ministrja Rozeta Hajdari.
