Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, i ka reaguar një zyrtari nga Lëvizja Vetëvendosje në Istog, i cili ka kundërshtuar një postim të tij në lidhje me dështimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës në qeverisje, shkruan GazetaDemos.
Mulaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur zyrtarin Agron Avdijaj rreth sanksioneve që Bashkimi Evropian për herë të parë që nga paslufta ia ka vendosur Kosovës.
“A është po ashtu e vërtetë që Albin Kurti është i vetmi kryeministër i Kosovës që nuk e ka shkelur asnjëherë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit? Dhe a është i vetmi kryeministër që është akuzuar publikisht për mungesë bashkëpunimi me SHBA-në nga ambasadori amerikan, i cili sipas ligjit amerikan përfaqëson shtetin amerikan në Kosovë?”, pyeti 79-shi i LDK-së.
“Këto janë fakte, jo shpifje, jo analiza të mia personale. Prandaj, jo vetëm ti, por e gjithë LVV-ja, hajdeni në debat televiziv dhe i diskutojmë të gjitha me fakte. Kam edhe shumë të tjera, por nuk po i përmend tani”, shtoi ai.
Postimi i tij:
