Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut i dorëzon demarsh verbal Ambasadës shqiptare

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 22:42
MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut i dorëzon demarsh verbal Ambasadës shqiptare

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar zyrtarisht për “Euronews Albania” se sot ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, lidhur me deklaratat e tij publike gjatë periudhës së fundit.

Nga MPJ e RMV-së bëjnë të ditur se në takim nuk ka marrë pjesë ambasadori, por zëvendësi i tij.

“I është dorëzuar një demarsh verbal lidhur me deklaratat e papërshtatshme publike të ambasadorit gjatë periudhës së fundit, të cilat lëvizin në kufirin mes komunikimit të zakonshëm dhe legjitim diplomatik dhe ndërhyrjes së mundshme në punët e brendshme të vendit të akreditimit”, thuhet në deklaratën zyrtare të MPJ-së së Maqedonisë së Veriut.

Reagimi i MPJ-së maqedonase vjen pas një sërë deklaratash publike të ambasadorit shqiptar, në mbrojtje të studentëve shqiptarë në RMV që kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip, që janë cilësuar nga MPJ-ja e RMV-së si përzierje në punët e brendshme të shtetit.

Ndërkohë pala shqiptare, sipas “Euronews”, ka shprehur në takim shqetësimin për trajtimin e papërshtatshëm të rreth 40 studentëve shqiptarë që ishin në autobusin që u nis nga Tirana për të marrë pjesë në protestën në e studentëve shqiptarë në Shkup.

Rmw

Më shumë nga Lajme

  • 16:13Haxhiu: Fondet publike marrin kuptim kur shndërrohen në punë të dobishme dhe rezultate të prekshme
  • 16:09“Jo në emrin tim”, Dhurata Dora mbështet protestën e 1 tetorit
  • 16:07Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë së Kosovës
  • 16:01Pas aktgjykimit për krerët e UÇK-së, rinia bashkohet në Kuvend për një rezolutë të përbashkët
  • 16:00Nga Kosova në Shqipëri për formim profesional, 10 oficerë të FSK-së nisin kurset profesionale