Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Nxehtësia ekstreme mund të jetë e rrezikshme për aktivitetet në ambiente të jashtme.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15 deri në 44 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C.

