Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Moscertifikimi i Listës Serbe: SHBA kërkon proces pa politizim, Gjermania shpreh shqetësim

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 14:11
Moscertifikimi i Listës Serbe: SHBA kërkon proces pa politizim, Gjermania shpreh shqetësim

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mocertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetor është komentuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe ajo e Gjermanisë.

Ambasada e Amerikës , tha se e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati, ia ka bërë të qartë qëndrimet e ShBA-së kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, lidhur me këtë çështje.

Tutje, në përgjigje thuhet se ambasada beson në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi.

“E Ngarkuara me Punë Prattipati e bëri të qartë qëndrimin e SHBA-së për certifikimin e zgjedhjeve pas takimit të saj me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti dje: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”.

“Ne vazhdojmë të besojmë në institucionet e Kosovës dhe mekanizmat në vend për të siguruar që procesi i certifikimit të kandidatëve të përfundojë në një mënyrë të lirë nga politizimi. Komentet nga udhëheqësit politikë që e politizojnë më tej këtë proces janë të padobishme dhe dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për KlanKosova.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale.

Në përgjigjen e tyre, ata shprehen të shqetësuar se partitë politike, sipas tyre, po përjashtohen nga zgjedhjet.

Ndër të tjetra, kjo ambasadë shton se të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike.

“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Ashtu si në shkurt, ku KQZ-ja refuzoi gjithashtu certifikimin e Listës Serbe (SL), SL tani po apelon nëpërmjet Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (ECAP). Ne e mirëpresim këtë hap. Të gjitha partitë që plotësojnë kërkesat e nevojshme dhe që përputhen me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të zbatojnë rendin procedural të bazuar në rregulla, për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.

Lista Serbe ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anekesën lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të nëntorit

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit