Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sami Lushtaku për protestën e nesërme në Skenderaj: Rinia ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 17:53
Sami Lushtaku për protestën e nesërme në Skenderaj: Rinia ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përgëzuar rininë e Skenderajt për organizimin e protestës së nesërme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lushtaku ka bërë të ditur se protesta do të mbahet të hënën, në ora 12:00, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ndërsa ka theksuar se iniciativa ka nisur nga nxënësit e shkollave të mesme dhe pritet të mbështetet edhe nga qytetarët.

“Rinia jonë nuk ka heshtur kurrë përballë padrejtësive. Në çdo kohë, ajo ka qenë zëri që ka kërkuar drejtësi, ka mbrojtur dinjitetin dhe ka sjellë ndryshimin për vendin tonë”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka deklaruar se protesta do të jetë një shprehje e pakënaqësisë ndaj dënimeve të shqiptuara në Hagë dhe mbështetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Ky zë do të jetë i bashkuar dhe i fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve dhe në kundërshtim me një aktgjykim politik, të cilin ne nuk do ta pranojmë kurrë!”, ka thënë Lushtaku.

lushtakumbështetjesami

Të ngjashme

A do të kandidojë ai ose prindi i tij, Sami Lushtaku për kryetar të PDK-së, flet Mërgim Lushtaku

A do të kandidojë ai ose prindi i tij, Sami Lushtaku për kryetar të PDK-së, flet Mërgim Lushtaku

15:14
Arsim Vranovci takon deputetin austriak Andreas Minnich: Mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën drejt BE-së

Arsim Vranovci takon deputetin austriak Andreas Minnich: Mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën drejt BE-së

18:35

Më shumë nga Lajme

  • 17:42Lushaku Sadriu: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të zhvillohet një gjykim i drejtë
  • 17:37Haziri flet për kandidaturën e Hykmete Bajramit e Arben Gashit, tregon nëse synon kreun e LDK-së
  • 17:23"Kolegët më thanë se kot nuk janë krerët e UÇK-së në Hagë" - Baraliu Hyseni: Iu thash po se e kanë lanë çiftin tënd me gëzu lirinë
  • 17:21Shtime: Shtiu disa herë me armë në një aheng familjar, policia ia sekuestron pistoletën
  • 17:03Blert Morina denoncon në IPK pjesëtarët e mbrojtjes së afërt të Kurtit për incidentin te NEWBORN