Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arsim Vranovci takon deputetin austriak Andreas Minnich: Mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën drejt BE-së

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 18:35
Arsim Vranovci takon deputetin austriak Andreas Minnich: Mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën drejt BE-së

Avokati Arsim Vranovci, president i Shoqatës së Miqësisë Kosovë–Austri, i cili jeton dhe punon në Kosovë e Shqipëri dhe zhvillon veprimtari edhe në Austri, u takua me Andreas Minnich, deputet i Këshillit Kombëtar të Austrisë dhe nënkryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Në qendër të takimit ishte mbështetja e Austrisë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe angazhimi parlamentar për avancimin e këtij procesi.

Vranovci kërkoi nga Minnich që, përmes rolit të tij në Parlamentin austriak dhe në Komisionin për Politikë të Jashtme, të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, me synimin që vendi të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Ai theksoi nevojën që ky objektiv të mbetet në agjendën e bashkëpunimit dhe të mbështetjes politike nga partnerët evropianë.

Njëkohësisht, Vranovci kërkoi mbështetje për Kosovën, në mënyrë që edhe asaj t’i hapet një perspektivë e qartë dhe konkrete për avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Minnich shprehu gatishmërinë që, në kuadër të përgjegjësive të tij parlamentare dhe si mik i shqiptarëve, të angazhohet në mbështetje të këtij drejtimi. Bashkëbiseduesit u pajtuan të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për të mbështetur rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të forcuar lidhjet e tyre me Austrinë

vranovciminnichmbështetje

Më shumë nga Lajme

  • 18:57Miftaraj: Kosova po shpenzon mbi 2 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike
  • 18:53B.M., ndalohet për “mashtrim”, dyshohet se ka vënë në lajthitje të dëmtuarit shtetas të Norvegjisë
  • 18:37Si u organizua dorëzimi i Thaçit në EULEX? Çollaku zbulon marrëveshjen me Specialen
  • 18:33Dy javë nga kthimi i Ligjit për Specialen, Gucati kritikon vonesat: Nuk e dimë a do të votohet
  • 18:33Hoti pret në takim Ambasadorin Britanik