Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kupchan: Aktgjykimi ndaj Thaçit nuk pritet të ndryshojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës​​

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 18:24
Kupchan: Aktgjykimi ndaj Thaçit nuk pritet të ndryshojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës​​

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i mbështeturi i Perëndrimit për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë.

Nëse ai ishte një nga figurat kryesore me të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre punuan në rrugën drejt pavarësisë, a e detyron aktgjykimi i Hagës Perëndimin ta rilexojë edhe atë periudhë?

Charles Kupchan, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe profesor në Universitetin Georgetown, nuk mendon kështu.

“…sepse Thaçi e bëri atë kalim, apo jo? Nga një udhëheqës i kohës së luftës, i dënuar tani për mizori, ai u bë një udhëheqës civil që ndihmoi Kosovën të ecte drejt pavarësisë dhe të ndërtonte marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, me fuqitë evropiane dhe me të tjerët. Prandaj, nuk mendoj se kjo do të ndryshojë”, thotë Kupchan për Radion Evropia e Lirë.

Me fjalët e tij, verdikti mund të jetë një tronditje afatshkurtër, por jo një goditje që do të ndryshojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Ai nuk pret tërheqje të njohjeve, dëmtim të partneriteteve me Perëndimin apo pengim të rrugës euroatlantike. Sipas tij, as procesi i normalizimit me Serbinë nuk vihet në pikëpyetje.

Madje, në planin afatgjatë, ai sheh mundësinë edhe të një efekti pozitiv, nëse procesi shihet si dëshmi se drejtësia zbatohet njësoj për të gjithë.

“Kosova po luftonte për t’u mbrojtur nga spastrimi etnik dhe, për këtë arsye, lufta për pavarësi ishte një luftë e drejtë. Megjithatë, një luftë e drejtë nuk i justifikon krimet e luftës. Një padrejtësi nuk mund të arsyetohet me një padrejtësi tjetër. Nëse Thaçi dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së kanë kryer krime lufte – edhe pse kauza për të cilën luftonin ishte e drejtë – atëherë mendoj se gjykata ka bërë atë që duhej të bënte”, thotë Kupchan.

Kur pyetet se cili imazh i Thaçit do të peshojë më shumë pas disa dekadash – njeriu që ndihmoi ta çonte Kosovën drejt pavarësisë apo njeriu i dënuar për krime lufte – Kupchan nuk zgjedh mes tyre.

“Si edhe me udhëheqës të tjerë që kanë bërë gjëra të guximshme dhe me vlerë, por që njëkohësisht janë akuzuar edhe për vepra penale, përfshirë krime lufte, edhe në rastin e Thaçit ekzistojnë të dyja anët. Është një trashëgimi e ndërlikuar. Thaçi do të kujtohet për rolin që kishte në udhëheqjen e Kosovës drejt pavarësisë. Por, në të njëjtën kohë, trashëgimia e tij tash do të jetë e lidhur edhe me këtë aktgjykim”, thotë Kupchan.

Dy momentet i ndajnë pak mbi 18 vjet.

Se cili prej tyre do të peshojë më shumë në mënyrën se si do të kujtohet Thaçi, mbetet një pyetje për vitet që vijnë.

kupchanndryshojëkosovës

Të ngjashme

Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë

Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë

20:59
Prenkaj: Vendimi për katërshen e UÇK-së duket se nuk e ka prekur Qeverinë

Prenkaj: Vendimi për katërshen e UÇK-së duket se nuk e ka prekur Qeverinë

17:31
Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

17:29
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?

16:08

Më shumë nga Lajme

  • 19:53VV kërkoi dorëheqje të votuesve të Gjykatës Speciale, Sadiku: Të fillojmë me themel, prej atyre që ishin kundër Rambujesë dhe Ahtisarit
  • 19:52Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon e kthyer mbrapshtë
  • 19:44Canaj: Duhet të kemi një qeveri të kujdesshme karshi Speciales
  • 19:39Blerta Deliu për djalin e veprimtarit të zhdukur Xhavit Hazirin: Është bërë ikonë e protestave
  • 19:29Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”