Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 18:08
Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar sërish pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në reagimin e saj, Musliu ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si është trajtuar lufta e Kosovës në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e kontekstit historik dhe të së vërtetës së plotë në vlerësimin e drejtësisë.

“A mund të quhet drejtësi një proces që e shkëput luftën nga historia që e solli atë? Unë besoj se jo.Drejtësia nuk mund të jetë vetëm një sallë gjyqi. Nuk mund të jetë vetëm një dosje. Nuk mund të jetë vetëm një interpretim i fakteve të zgjedhura. Drejtësia duhet të ketë edhe kujtesë. Duhet të ketë kontekst. Duhet të ketë guximin për ta parë të vërtetën të plotë, edhe kur ajo është e pakëndshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Musliu ka thënë se drejtësia nuk duhet të kufizohet vetëm në një proces gjyqësor, por duhet të përfshijë edhe kujtesën dhe kontekstin historik.

“Kosova nuk e nisi luftën për të pushtuar dikë. Kosova luftoi sepse liria ishte bërë domosdoshmëri njerëzore. Prandaj, ajo që sot e quaj masakër të drejtësisë ndërkombëtare, nuk është vetëm dënimi i katër njerëzve. Është ndjenja se në një proces të tillë mund të jetë cenuar vetë besimi se drejtësia ndërkombëtare është mbi politikën, mbi interesat dhe mbi versionet e fuqishme të historisë. Historia nuk mbyllet me një aktgjykim. Një gjykatë mund të shkruajë një vendim. Nuk mund ta shkruajë përgjithmonë historinë. Muret e Hagës mund t’i mbajnë sot katër burra, por nuk mund ta burgosin kujtesën e një populli”

musliuduhetkatër

Të ngjashme

Canaj: Duhet të kemi një qeveri të kujdesshme karshi Speciales

Canaj: Duhet të kemi një qeveri të kujdesshme karshi Speciales

19:44
Musliu reagon pas identifikimit të mbetjeve të dy të zhdukurve nga lufta

Musliu reagon pas identifikimit të mbetjeve të dy të zhdukurve nga lufta

16:43
Me emblemën e UÇK-së në skenë, Yll Limani emocionohet: Zemra e Kosovës është në Hagë, ata duhet të kthehen

Me emblemën e UÇK-së në skenë, Yll Limani emocionohet: Zemra e Kosovës është në Hagë, ata duhet të kthehen

11:06
Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

08:32

Më shumë nga Lajme

  • 19:53VV kërkoi dorëheqje të votuesve të Gjykatës Speciale, Sadiku: Të fillojmë me themel, prej atyre që ishin kundër Rambujesë dhe Ahtisarit
  • 19:52Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon e kthyer mbrapshtë
  • 19:39Blerta Deliu për djalin e veprimtarit të zhdukur Xhavit Hazirin: Është bërë ikonë e protestave
  • 19:29Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”
  • 19:28Protesta për ish-krerët e UÇK-së, policia del me njoftim