Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e rrëshqitjeve të dheut.
Sipas Ministrisë, në disa segmente të autostradës po zhvillohen punimet rehabilituese, ndërsa për segmentet e tjera është duke u realizuar riprojektimi. Pas përfundimit të tij, do të vijojnë procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.
