Gazetari Ilir Mirena, ka komentuar në “Pressing” të T7, dorëheqjen e Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Ai ka thënë se Hamza si kryeministër do ishte briliant, por e meta e tij ishte që është një politikan normal në kohë jonormale.

“Bedri Hamza është politikan i jashtëzakonshëm, do ishte një kryeministër briliant. Por, nuk është këto kohë, por lloji i tij nuk është për këtë kohë. Këto kohë abnormale, në këto kohëra kërkohen politikanë populista, autoritarë, manipulues”, ka thënë ai.