Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të kryesisë përpara konferencës të paralajmëruar për në ora në ora 14:00, por ë nuk ka nisur ende.
Nuk dihet arsyeja e thirrjes së mbledhjes së kryesisë, teksa në konferencë do të dalë kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza.
Ditë më parë është raportuar në media se kreu i PDK-së, Hamza, ka dhënë dorëheqje nga i pari i partisë, por që të njëjtat ishin hedhur poshtë nga vetë partia duke thënë se s’ka asgjë zyrtare.




