Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 12:10
Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në Shën Stefan, ku kanë diskutuar për prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në fushën e energjisë, hekurudhave dhe teknologjisë digjitale, ku kompanitë austriake dhe diaspora kosovare po investojnë gjithnjë e më shumë.

“Në Vjenë u takuam vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 Qershorit, ndërsa këtë mëngjes në Shën Stefan në detin Adriatik biseda me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, u përqendrua në prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.

Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti.

Mbështes deklaratën e Kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor dhe se të gjithë kandidatët duhet të trajtohen njëlloj, me të njëjtat kushte. Në bazë të meritës, Republika e Kosovës është gati për avancim në rrugën evropiane, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Pas 3:1 në Vjenë dhe 1:1 në Prishtinë, po afrohemi edhe në futboll.”, ka shkruar Kurti.

kurtikancelarintakimit

Të ngjashme

Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

10:29
A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?

A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?

22:57
Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

20:14
Zyrtarët e partisë së tij po e shajnë Ramën, Kurti nesër ulet në një tavolinë me të

Zyrtarët e partisë së tij po e shajnë Ramën, Kurti nesër ulet në një tavolinë me të

19:57

Më shumë nga Lajme

  • 12:26Kuvendi miraton formimin e komisionit Ad-Hoc për bordin e RTK-së
  • 12:24Rezultatet e testit PISA, Çeku: Po punojmë për strategjinë e re të arsimit
  • 12:08Muja: Kontroll 100 për qind për mishin nga Brazili
  • 11:56Gërvalla: Faton Peci do të mbahet mend për luftimin e krimit dhe korrupsionit
  • 11:41Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici