Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën e shtunë, me maksimale që arrinë deri në 39C e 40C, lokalisht deri në 41C apo 42C.
Me zhvillime të vransirave orëve të pasdites, rrebeshe të shkurta shiu shfaqen përreth zonave malore, e që më pas mund të kalojnë përgjatë pjesëve tjera të vendit.
Frynë erë jugore e jugperëndimore mesatare 4-10m/s. Rrebeshet ka gjasa të shoqërohen edhe me erëra të stuhishme, që mund të frynë me hove mbi 20m/s (70km/h).
Nga e diela temperaturat pësojnë një rënie në 32C e 33C, derisa priten zhvillime të rrebesheve me bubullima në pjesë të vendit, që mund të shoqërohen me erëra më të hovshme.