Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 08:27
Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni

Këshilli i Sigurisë Kombëtare zhvillon këtë të hënë, në orën 08:30, një mbledhje të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave. Takimi vjen në një moment kur institucionet e sigurisë janë përballë një prej çështjeve më të ndjeshme të viteve të fundit, pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Burime institucionale bëjnë të ditur se diskutimet do të përqendrohen te siguria kombëtare dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar, ndërsa pritet të shqyrtohen edhe mekanizmat që lidhen me funksionimin e institucioneve të sigurisë në raste kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.

Në tryezë do të jenë të pranishëm titullarët e 13 institucioneve që, sipas ligjit, përbëjnë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, i cili u kthye një ditë më parë në Shqipëri pas vizitës gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara.

Pas rikthimit, Rama reagoi për situatën e krijuar nga hetimi ndaj Hysenit. Ai deklaroi se ish-kreu i SHISH-it do ta përballojë vetë procesin me drejtësinë, ndërsa e cilësoi masën ndaj saj si ekstreme. Sipas kryeministrit, çështja nuk lidhet vetëm me aspektin penal, por ngre edhe shqetësime që prekin funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe drejtori i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila, i cili drejton përkohësisht institucionin deri në emërimin e kreut të ri. Rama ka bërë të ditur se përzgjedhja e drejtuesit të ardhshëm të SHISH-it do të bëhet në konsultim me Presidentin Begaj.

sigurisëkëshillishqipëri

Të ngjashme

“Gjenerali” amerikan merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit në Shqipëri

“Gjenerali” amerikan merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit në Shqipëri

12:55
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, Policia e Shtetit njofton masat e sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, Policia e Shtetit njofton masat e sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen

10:16
Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së

Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së

14:57

Më shumë nga Lajme

  • 09:30Bastisje në një banesë në Kamenicë – gjenden pushkë ajrore, pistoleta e doza me plumba
  • 09:29Zëri i shqiptarëve në Amerikë: Protestë në Teksas në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:25Prishtinë: Një grua rrah një tjetër, përfundon në Polici
  • 09:20Kongresisti Latimer për takimin me Kurtin: Diskutuam si SHBA mund ta ndihmojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës
  • 09:14Ursula von der Leyen, të enjten viziton Kosovën