Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbesa e Calit kujton momentin e arrestimit të tij: Duart më dridheshin, e ndjej çdo vit tronditjen

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 13:45
Mbesa e Calit kujton momentin e arrestimit të tij: Duart më dridheshin, e ndjej çdo vit tronditjen

Drenusha Canolli, mbesa e Salih Mustafës ‘Cali’, ka kujtuar mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 2020, atëherë kur Prokuroria Speciale arrestoi Salih Mustafën – Calin.

Gazetarja Canolli ka kujtuar ditën kur është dashur ta bënte lajm arrestimin e dajës së saj.

Postimi i saj:

24 shtator 2020 Një ditë e zakonshme pune si gazetare në atë kohë në Gazetën Insajderi. Mëngjesi nisi qetë, si zakonisht, me lajme për motin dhe njoftime për ngjarjet që do të zhvilloheshin gjatë ditës. Mirëpo, jo atë ditë. Bie telefoni i redaksisë. Kur në mëngjes dëgjohej cingërrima e tij, me kolegët gjithmonë thoshim: “Hëë, paska kris diçka.” Zakonisht ishte kryeredaktori, Vehbiu, që na njoftonte për ndonjë zhvillim të madh. Rrallëherë e hapja unë telefonin, por atë ditë rastisi që u përgjigja. – Kush është në telefon?, – më pyeti Vehbiu. – Drenusha, – i thashë. – Ahhh, Drenusha… – u ndal pak, pastaj më pyeti nëse kisha dikë afër. Zakonisht në mëngjes isha me dy kolegët e mi, Xha Shpendin dhe Donën (Liridona Hyseni). – Hap Word-in dhe merr frymë thellë, – më tha. – Drenushe, Gjykata Speciale sot e ka arrestu Calin, dajën Cal. Duhet ta bësh lajmin dhe t’i dërgosh pyetje Gjykatës Speciale. Në atë moment mu duk sikur u shemb gjithçka përreth. Zëri më humbi, duart më dridheshin. Ia zgjata telefonin Donës, ndërsa vetë mezi po merrja frymë. Por më duhej ta bëja lajmin. Me dorë që më dridhej shkruajta: “Gjykata Speciale kryen arrestimin e parë; ai është Salih Mustafa.” Ishte therje në zemër të shkruaja, me ftohtësinë e një gazetareje, lajmin për arrestimin e dajës tim. Kanë kaluar pesë vite, por çdo 24 shtator më kthehet si plagë e freskët. E ndiej njësoj tronditjen, më dridhet trupi, më mbulon mërzia. Janë bërë pesë vite mungesë. Por pavarësisht dhembjes, besoj se e drejta do të triumfojë. Pesë vite pa këshillat e tij, pa telefonatat e tij të përditshme, pa praninë e tij që gjithmonë na jepte forcë. Sepse lufta për të cilën ai qëndroi ishte e drejtë dhe e pashmangshme. Dhe kujtimi i tij, si dajë dhe si njeri i drejtë, nuk do të mungojë kurrë në zemrën time.

Më shumë nga Lajme

  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare
  • 08:18Sa janë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:12S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 08:01Temperaturat deri në 34°C, ky është parashikimi i motit
  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi