Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Matoshi: Dobësimi i Vuçiqit mund të ndikojë në Kosovë, por Lista e Studentëve mbetet e paqartë për raportet me Perëndimin

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 22:19
Matoshi: Dobësimi i Vuçiqit mund të ndikojë në Kosovë, por Lista e Studentëve mbetet e paqartë për raportet me Perëndimin

Analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se dobësimi i pushtetit të Aleksandar Vuçiqit në Serbi mund të sjellë zhvillime të rëndësishme për rajonin dhe Kosovën, por ka paralajmëruar se ndryshimi i përbërjes politike nuk nënkupton domosdoshmërisht çmontimin e sistemit të ndërtuar ndër vite nga presidenti serb.

NMatoshi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, ku Lista e Studentëve ka shënuar fitore, ndërsa partia e Vuçiqit ka pësuar humbje.

Sipas tij, edhe nëse Vuçiqi e humb ndikimin politik, sistemi që ai ka ndërtuar nuk dobësohet menjëherë.

Matoshi ka shprehur rezerva edhe për orientimin politik të Listës së Studentëve, duke vlerësuar se mbetet e paqartë nëse ajo do të sjellë ndryshime thelbësore në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.

“Rënia e autokratit popullist Vuçiqit është lajm i mirë për rajonin porse, kjo nuk e dobëson shpejt sistemin e ndërtuar nga ai, sepse Lista e Studentëve qëndron në politikat klerofashiste të krijuara nga Vuçiqi karshi Kosovës, përkatësisht brenda Kushtetutës ekspansioniste të Serbisë”, ka thënë Matoshi.

Ai ka vlerësuar se në skenën politike serbe mungon një opozitë demokratike e konsoliduar, ndërsa pakicat kombëtare, përfshirë shqiptarët, hungarezët dhe myslimanët, do të përballen me sfida në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

Tri zhvillime që mund të kenë ndikim në Kosovë

Matoshi ka identifikuar tri zhvillime që, sipas tij, mund të kenë ndikim pozitiv për Kosovën pas zgjedhjeve në Serbi.

Së pari, ai ka përmendur moskalimin e pragut zgjedhor nga Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e udhëhequr nga Ivica Daçiq, të cilën e ka lidhur me trashëgiminë politike të Slobodan Millosheviqit.

Së dyti, analisti ka thënë se dobësimi i ndikimit të Vuçiqit në Beograd mund të krijojë hapësirë për ndryshime në skenën politike të komunitetit serb në Kosovë, përfshirë zvogëlimin e ndikimit të Listës Serbe dhe shpërndarjen e votave te partitë e tjera serbe.

Sipas Matoshit, një zhvillim i tillë mund të krijojë mundësi për demokratizimin e përfaqësimit politik të serbëve në Kosovë.

Së treti, ai ka përmendur mundësinë që pushteti i ri në Serbi të ndërmarrë hapa drejt Bashkimit Evropian, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dëshmi të orientimit të tij politik drejt Perëndimit.

Çfarë pritet nga përfaqësuesit shqiptarë në Serbi?

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Serbi, Matoshi ka kujtuar se në vitin 2020 shqiptarët kishin tre deputetë, por ka vlerësuar se mundësitë për të ndikuar në reforma të mëdha ishin të kufizuara për shkak të sistemit politik autoritar.

Ai ka theksuar se mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të varet edhe nga orientimi që do të zgjedhë Lista e Studentëve në raport me Rusinë dhe Perëndimin.

“Më 2020 shqiptarët patën 3 deputetë por në një shtet autoritar pak mund të arrihej. Tash interesat e shqiptarëve do të varen edhe nga kursi që do ta mbajë Lista e Studentëve: Me Rusinë ose Perëndimin”, ka theksuar ai për lajmin.

Në fund, Matoshi ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë forcimin e shtetit dhe të mbajë orientimin e saj të qartë euroatlantik.

“Kosova duhet ta ndërtojë shtetin e fortë dhe të jetë në rresht me aleatët e saj perëndimorë, SHBA dhe BE, pa mëdyshje, e kjo do të jetë mbështetja më e madhe për Luginën”, ka deklaruar Matoshi.

matoshivuçiqitstudentëve

Të ngjashme

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

21:00

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
  • 23:01“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing
  • 22:48“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
  • 22:47Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë
  • 22:46“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi